Grujovski paraqitet në Gjykatë

Maqedonia

Grujovski paraqitet në Gjykatë

Më: 23 maj 2017 Në ora: 19:12
Goran Grujovski

Ish-shefi i Drejtorisë së 5-të të DSK-së, Goran Grujovski, i akuzuar nga PSP për lëndën “Fortesa 2”, ashtu si edhe pesë nëpunëset e tjera, u shpreh se nuk ndjehet fajtor dhe hodhi poshtë të gjitha akuzat.

Paraprakisht, gjykatësja, Lidija Petrovska, i pranoi dëshmitë dhe seanca kryesore për rastin e PPS-së “Fortesa 2” vazhdoi.

Mbrojtja e të akuzuarit të parë, Grujovski, ish-shef i DSK-së, donte që të ankohej në lidhje me vendimin e gjykatëses, por ajo refuzoi duke thënë se ata munden të ankohen te gjykatat më të larta.

Prokuroret e PPS-së gjatë pauzës thanë se pa marrë parasysh se bëhet fjalë për dëshmi të klasifikuara, ato janë marrë në mënyrë ligjore, përkatësisht është dorëzuar kërkesë deri te Drejtoria për Sigurim dhe Kundërzbulim, e cila të gjithë dëshmitë i ka dorëzuar deri te PPS-ja.

“Puna jonë është t’i ruajmë kushtet ligjore për progresin e debatit kryesor. Me propozimet tona besoj që ishim konstruktivë dhe sot patëm sukses të fillojë procedura në një farë mënyre deri në një fazë të caktuar. Ne na paraqet kënaqësi të veçantë që në seancën e sotshme për herë të parë pas një viti e disa muaj patëm mundësi që të japim fjalë hyrëse, apo raportim konkret për përmbajtjen e  propozimit të Prokurorisë. Patëm rastin që ta dëgjojmë deklarimin e të akuzuarve dhe seanca do të vazhdojë më tej me dëgjimin e dëshmitarëve dhe dëshmive tjera materiale që janë propozuar nga ana jonë”,- tha Ljubomir Llape nga PSP.

Seanca kryesore është shtyrë për më 3 korrik në orën 11. Rasti “Fortesa 2” është ngritur nga PSP me dyshimin se të akuzuarit në mënyrë joligjore kanë dëmtuar dhe shkatërruar dokumentacion që ka të bëjë me përgjimet jolegale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat