Gruevski: Rreziku i “Deklaratës së Tiranës” nuk ka kaluar

Maqedonia

Gruevski: Rreziku i “Deklaratës së Tiranës” nuk ka kaluar

Më: 23 maj 2017 Në ora: 19:14
Nikolla Gruevski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, sot deklaroi se rreziku i të ashtuquajturës “Deklaratës së Tiranës” nuk ka kaluar dhe se qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të siç tha, deklaratave të partive shqiptare të cilat nuk tërhiqen nga Deklarata derisa ajo të zbatohet

“Prej kur Zaevi dorëzoi garancionet dhe kur nënshkroi dokumentin se nuk do ta pranojë Deklaratën e Tiranës, unë e mora me rezervë, duke ditur karakterin e tij dhe praktikën se shumë herë i ndryshon qëndrimet. Kështu që duhet të ndiqet me vëmendje, veçanërisht pas deklaratave të qarta të partnerëve të tij siç është, Ziadin Sela dhe të tjerë nga BDI-ja”, u përgjigj Gruevski në pyetjet e gazetarëve, pas hetimeve të aktiviteteve për realizimin e disa projekteve në Demir Kapi.

Sipas Gruevskit, reagimi i qytetarëve përmes protestave për disa ditë me radhë ka qenë i drejtë, pasi kanë parashikuar se po përgatitet diçka jo e mirë për vendin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat