Lavrov: Në Maqedoni ka arsye për t'u shqetësuar

Maqedonia

Lavrov: Në Maqedoni ka arsye për t'u shqetësuar

Nga: Bota sot Më: 23 maj 2017 Në ora: 21:14
Protesta në Maqedoni

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov vijon të flasë për çështjen e Maqedonisë, gjatë vizitës zyrtare të shefit të politikës së jashtme kroate në Moskë.

Disa nga mbështetësit e opozitës maqedonase të mbështetura nga jashtë kanë krijuar kërcënim për shtetin me aktivitetet e tyre, tha ai gjatë takimit me top-diplomatin kroat Davor Ivo Stier, shkruan media ruse TASS.

“Ne e kemi shqyrtuar situatën në Maqedoni dhe ka arsye për shqetësime,” tha Lavrov, përcjell botasot.info. Ai shtoi se situata në Maqedoni duhet të zgjidhet përmes Kushtetutës së Maqedonisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat