Zaev: Vizita në Bruksel, mundësi e mirë për të shpjeguar sesa shumë do të punojmë

Maqedonia

Zaev: Vizita në Bruksel, mundësi e mirë për të shpjeguar sesa shumë do të punojmë

Më: 24 maj 2017 Në ora: 08:46
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev dje ka thënë se darka e sotme me përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si dhe me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, është një mundësi e shkëlqyer për tu parë të gjithë dhe për të diskutuar perspektivën evropiane të Maqedonisë.

‘Mundësi për të shpjeguar sesa shumë do të punojmë në reforma, për t’i dhënë atyre një arsye për tu përqëndruar drejt mbarë rajonit por dhe drejt Maqedonisë sonë. Maqedonia e pret Bashkimin Evropian, duam edhe integrimin në NATO dhe ne besojmë se këto objektiva kryesore të qytetarëve tanë do të jenë gjithashtu seriozisht, të mbështetur nga partnerët tanë evropianë’, tha Zaev për TV 24, i cili sot në Bruksel është thirrur si mandatar. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat