Kostov: PSP nuk e ka të qartë se OBRM-PDUKM është shkruar në kodin e popullit maqedonas

Maqedonia

Kostov: PSP nuk e ka të qartë se OBRM-PDUKM është shkruar në kodin e popullit maqedonas

Më: 24 maj 2017 Në ora: 10:30
Sotir Kostov

Është decid se PSP që në fillim mori anë dhe se i pastron Zaevit terrenin, fillimisht me tërheqjen e rastit “Puç” dhe pastaj duke parashtruar akuza kundër zyrtarëve të OBRM-PDUKM-së, kështu vlerëson opinionisti Sotir Kostov.

PSP nuk e justifikon qëllimin për të cilën është themeluar dhe habitem se me çfarë të drejte tani kërkon zgjatje të mandatit. Në vend se me ligjore, ka shërbyer me mjete politike për hapjen e hetimeve dhe akuza të dosjeve. Sipas tij, mandati i Prokurorisë Speciale në asnjë rast nuk duhet të shtyhet për shkak se ajo nuk ka treguar asnjë rezultat.

“Pyes veten se çfarë ka bërë një vit e gjysmë. Përveç regjistrimeve, nuk tregoi asnjë dëshmi relevante. Ata nuk treguan asnjë ekspertizë dhe profesionalizëm. Më tepër ka hyrë në politikë. Është e qartë qëllimi i kësaj prokurorie dhe ajo është shkatërrimi i OBRM-së. Por ata natyrisht që nuk e dinë se çfarë do të thotë OBRM-PDUKM dhe se ajo është shkruar në kodin e popullit maqedonas dhe askush nuk mund të shkatërrojë”, tha Kostov ndër të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat