KBM: Zëvendëskryeministri ekonomik sipas programit qeveritar, transparencë dhe dialog me biznesin

Maqedonia

KBM: Zëvendëskryeministri ekonomik sipas programit qeveritar, transparencë dhe dialog me biznesin

Më: 24 maj 2017 Në ora: 11:52
Konfederata e biznesit e Maqedonis (KBM)

Qeveria të emërojë zëvendëskryeministër për çështje ekonomike sipas programit dhe planit të vet, por, gjithsesi, të vendosë edhe mekanizma dhe rregulla për proces transparent konsultativ me të gjitha grupet e prekura të interesit, konsideron Konfederata e biznesit e Maqedonis (KBM).

Konfederata e biznesit, siç kumtoi kryetari i saj, Mile Boshkov, pret që qeveria e re t’i respektojë dhe zbatojë praktikat e deritanishme të konsultimeve dhe dialogut me përfaqësuesit e të gjitha grupeve të interesit të qytetarëve, subjekteve juridike dhe private, ndërkaq për vendosje të dialogut transparent dhe konsultativ socio-ekonomik, propozon funksione të rotacionit të kryetarëve të Këshillit ekonomiko-social dhe të Këshillit nacional për sipërmarrësi dhe konkurrencë, njofton AIM.

KBM thekson se në interes të përmirësimit të krijimit të politikave ekonomike dhe përmirësimit të konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë, qeveria dhe mbarë komuniteti afarist e riafirmuan dhe formuan Këshillin nacional për sipërmarrësi dhe konkurrencë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat