Edhe dy persona tjerë janë ftuar në polici lidhur me trazirat në Kuvend

Maqedonia

Edhe dy persona tjerë janë ftuar në polici lidhur me trazirat në Kuvend

Më: 24 maj 2017 Në ora: 13:45
Protestuesit ne Kuvend

Personat C.G (49) dhe P.I (33), të dy nga Shkupi, dje janë ftuar në polici lidhur me dhunën në Kuvend më 27 prill.

Siç kumtoi MPB-ja në buletinin ditor, pas marrjes në pyetje dhe gjurmëve të marra, ata janë liruar, ndërsa në konsultime me prokurorin publik do t’u jepet parashtresë adekuate.

Thirrja në polici, thekson MPB, vijon pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga Njësiti për krim të dhunshëm në SPB Shkup, i cili ka kryer kontroll të videoxhirimeve për identifikimin e personave tjerë të cilët në incidentin në Kuvend kanë ndërmarrë veprime me elemente të veprës penale, njofton AIM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat