Maqedoni, është ndjerë tërmet me epiqendër në Shqipëri

Maqedonia

Maqedoni, është ndjerë tërmet me epiqendër në Shqipëri

Më: 24 maj 2017 Në ora: 21:34
Ilustrim

Tërmet me magnitudë lokale të Rihterit prej 4,3 ballë ka ndodhur sot në orën 12:30 me epiqendër në Shqipëri, 110 kilometra në perëndim nga Shkupi.

“Sipas të dhënave të deritanishme, tërmeti u ndje më shumë në pjesët perëndimore të Republikës së Maqedonisë, edhe atë në Dibër me intensitet prej IV-V ballë, dhe Gostivar me intensitet prej III-IV ballë sipas Shkallës makroseizimike evropiane”, njoftoi Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematiko-Natyror.

Në Shkup dhe në pjesët jugperëndimore të territorit të Maqedonisë – në Kërçovë, Ohër dhe Manastir, tërmeti është ndjerë me intensitet prej III ballë sipas Shkallës makroseizmike evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat