Shtyhet gjykimi për Bogoevskin. Ahmeti dhe Xhaferi nuk erdhën në seancë

Maqedonia

Shtyhet gjykimi për Bogoevskin. Ahmeti dhe Xhaferi nuk erdhën në seancë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 12:18
Sllobodan Bogoevskin

Alsat-M bën të ditur se lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i afërt, Musa Xhaferi, sot nuk u paraqitën në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ku duhej të zhvillohej procesi gjyqësor për Sllobodan Bogoevskin.

Ahmeti dhe Xhaferi paditën ish-shefin e kundërzbulimit për dëshminë e tij në gjykatën amerikane në New York, në lidhje me ”Magyar Telekom”.

Seanca e radhës është shtyrë për më 4 qershor ndërsa si dëshmitar Gjykata do të ftojë noterin para të cilit Bogovski dha dëshminë e tij për keqpërdorime në rastin “Magyar Telekom”. Para gjyqit në SHBA, Bogoevski ka deklaruar se 7.5 milionë euro u janë dhënë personave zyrtar të shtetit, Vllado Buçkovskit, Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferit.

Për këtë, Ahmeti dhe Xhaferi kërkojnë dëmshpërblim prej 3 milion denarësh dhe 2.5 milionë denarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat