Dhuna në Kuvend, në PTHP dëshmon Sela

Maqedonia

Dhuna në Kuvend, në PTHP dëshmon Sela

Më: 25 maj 2017 Në ora: 12:19
Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela

Kreu i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, ka arritur në Prokurorinë Themelore Publike për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjet e përgjakshme në Kuvend mbrëmjen e 27 prillit, ku u sulmuan fizikisht gazetarët dhe deputetët.

Ziadin Sela ishte deputeti që u lëndua më shumë gjatë sulmit në Kuvend, njofton Alsat-M.

Për dhunën brutale të ushtruar ndaj deputetit Ziadin Sela akuzohen dy persona për veprën penale tentativë për vrasje, bëhet fjalë për Kire Gjorgjievskin dhe babanë e tij Cane Gjorgjievski të cilët sipas policisë fillimisht kanë hyrë në sallën 3 të Kuvendit ku edhe kanë filluar të gjuajnë mjete të forta drejtë deputetëve. Më pas të dytë së bashku kanë sulmuar fizikisht deputetin Ziadin Sela dhe e kanë tërhequr zvarrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat