Grubi tregon për ndarjen e ministrive në Qeverinë e re të Maqedonisë

Maqedonia

Grubi tregon për ndarjen e ministrive në Qeverinë e re të Maqedonisë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 12:22
Deputeti dhe shefi i kabintetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi

Deputeti dhe shefi i kabintetit të kryetarit të BDI-së, Artan Grubi mbrëmë në emisionin ”Click Plus” në TV21 ka folur për ndarjen e dikastereve në Qeverinë e re të Maqedonisë.

Ajo çka kuptohet nga rrëfimi i Grubit është se shqiptarët nuk do të kenë më Ministrinë e Arsimit, siç e kanë pasur deri tani.

Gjithashtu, Grubi ka treguar se zëvendëskryeministri për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit nuk do të jetë më si e tillë dhe e njejta do të quhet ”Zëvendëskryeministër për Sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve”.

Sipas Grubit, shqiptarëve do të ju takojë edhe Zëvendëskryeministri për Integrime. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat