Nikollovski: VMRO-DPMNE-ja është partneri më i mirë i shqiptarëve

Maqedonia

Nikollovski: VMRO-DPMNE-ja është partneri më i mirë i shqiptarëve

Më: 25 maj 2017 Në ora: 13:14
Aleksandar Nikollovski

Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE foli për qëndrimin e partisë së tij ndaj shqiptarëve në Maqedoni.

Nikollovski mes tjerash tha se VMRO-DPMNE-ja nuk ka asgjë kundër shqiptarëve. Përkundrazi, nëse ata duan që ta ndërtojnë bashkërisht Maqedoninë, tek VMRO-DPMNE-ja do të gjejnë partneritet serioz.

“VMRO-DPMNE nuk ka asgjë kundër shqiptarëve në Maqedoni. Përkundrazi, nëse ata duan të ndërtojnë bashkërisht Maqedoninë, kjo parti është partneri i tyre më i mirë. Por gjithasht VMRO-DPMNE nuk do të dakordohet që të punojë kundër Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Maqedonisë dhe në dëm të maqedonasve dhe grupeve etnik tjera që jetonjë në Republikën e Maqedonisë”, tha Nikollovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat