Prodhimi i brendshëm i Maqedonisë projektohet të jetë 2.5%, më pak se sa u parashikua më herët

Maqedonia

Prodhimi i brendshëm i Maqedonisë projektohet të jetë 2.5%, më pak se sa u parashikua më herët

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:34
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë

Përkundër projeksionit të tetorit për rritje të bruto prodhimit vendor për vitin 2017 për 3.5%, në projeksionin e prillit të këtij viti, Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë, e ka ulur të njëjtën në 2.5%.

Sipas Bankës, ky korigjim është përë për shkak të krizës politike që ka vazhduar edhe në fillim të vitit 2017, edhe pse në projeksionin e tetorit, u mendua se së shpejti kriza do të merr fund.

Në projeksionin e prillit, BPRM-ja konstaton se ekonomia e vendit do t’i ruaj bazat e shëndosha, por do të ketë vazhdim të ndikimeve negative të krizës politike mbi sjelljen dhe besimin e harxhuesve dhe investuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat