Në liqenin Kalimanc janë akumuluar 78 milionë metër kub ujë

Maqedonia

Në liqenin Kalimanc janë akumuluar 78 milionë metër kub ujë

Më: 25 maj 2017 Në ora: 15:41
Ilustrim

Reshjet e shiut tri ditëve të fundit që kaploi Maqedoninë lindore edhe pse jo të rrëkeshme, prap se prap, e ka rritur nivelin e ujit në Kalimanc. Nga Ndërmarrja e ujësjellësit ‘Bregallnica’ nga Koçani theksojnë se në periudhën 23 deri 25 maj janë shpenzuar 458 mijë metër kub ujë të akumuluar.

Masat tregojnë se në rrjedha mesatare e ujit ka arritur 3.5 metër kub në sekond, përderisa mesatarja e fundit e ujit për ujitjen e fushave të orizit arrin 6.4 metër kub ujë në sekond, njofton AIM.

Edhe pse niveli i akumulimit të ujit është zvogëluar për 14cm, në Kalimanc aktualisht ka 78 mil dhe 926 mijë metër kub ujë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat