S’ka të dhëna për hetimin e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, dyshohen për hapjen e dyerve të Kuvendit

Maqedonia

S’ka të dhëna për hetimin e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, dyshohen për hapjen e dyerve të Kuvendit

Më: 25 maj 2017 Në ora: 19:19
Deputetët e OBRM-PDUKM-së

Edhe tre ditë pas njoftimit të Prokurorisë Publike (PP), se do t’i merr në pyetje deputetët që kanë hapur dyert e Kuvendit dhe që kanë orientuar turmën drejt salles së konferencave natën e 27 prillit, nuk ka detaje tjera se kur do të ndodh kjo.

Hetimet, tani për tani nuk zbardhin ndoshta detajin kyç, nëse do të thirren deputetët e OBRM-PDUKM-së dhe koalicionit në cilësinë e dëshmitarit apo si të dyshuar. Kjo çështje është e rëndësishme, sepse nëse janë të dyshuar dhe nëse ndaj tyre merren masa, një pjesë e procedurës patjetër të kaloj nëpër Kuvend për shkak të imunitetit të deputetëve. Por, kryetari i Kuvendit thotë se nuk ka pranuar kurrfarë shkrese.

Sipas Ligjit për deputetë dhe Rregullores së Kuvendit, roli dhe njoftimi i kryetarit të Kuvendit fillon nga momenti kur organi kompetent do të kërkoj paraburgim për deputet. Procedurat përfundojnë me Komisionin për çështje të Rregullores dhe Mandatit e Imunitet, i cili vendos nëse do t’ia merr imunitetin deputetit të dyshuar. Nëse deputeti është i gjykuar në mënyrë fuqiplotë për vepër penale, mund edhe t’i merret mandati, që bëhet me automatizëm nëse vepra penale është me dënim prej të paktën pesë viteve burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat