Martin Protogjer nga muaji prill është punësuar në OBRM-PDUKM

Maqedonia

Martin Protogjer nga muaji prill është punësuar në OBRM-PDUKM

Më: 25 maj 2017 Në ora: 21:26
Martin Protogjer

Shefi i kabinetit për disa vite të kryetarit të OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski, Martin Protogjer, nga muaji i kaluar është punësuar në OBRM-PDUKM. Nga prilli i këtij viti, Protogjer në listën partiake i është bashkuar ish-ministres Gordana Jankulloska dhe Mile Janakievskit, si dhe ish-zëdhënësit të MPB-së Ivo Kotevski.

Martin Protogjer, i cili ishte “krahu i djathtë” i Gruevskit në qeveri u vendos që nga dita e parë e mandatit në vitin 2006.

Ndërsa sipas mediave maqedone, Jankulloska dhe Janakieski të cilët dhanë dorëheqje në maj të vitit 2015, nga maji i vitit të kaluar janë punësuar në parti. Jankulloska në OBRM-PDUKM merr rrogë prej 63 mijë denarëve, ndërsa kjo e dhënë është publikuar në listën anketuese të burit të saj.

Sipas informacione nga dhjetori 2013 deri në dhjetor 2016, i punësuar në OBRM-PDUKM ka qenë edhe Johan Tarçuloski, i cili në zgjedhjet e 11 dhjetori u zgjodh për deputet nga radhët e kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat