“Lista e zezë” e Lëvizjes Besa me emrat e 20 funksionarëve të BDI-së

Maqedonia

“Lista e zezë” e Lëvizjes Besa me emrat e 20 funksionarëve të BDI-së

Më: 25 maj 2017 Në ora: 22:17
BESA

Lëvizja Besa ka përgatitur një “listë të zezë” në të cilën gjenden së paku 20 funksionarë të BDI-së, të cilët janë të papranueshëm për ta në qeverinë e ardhshme. “Nuk duam të përzihemi në punët e brendshme të partive tjera, mirëpo jemi të bindur se nëse këta persona infiltrohen në qeverinë e re, ajo qeveri jo që nuk do të bëjë reforma, por nuk do të ketë as jetë të gjatë, sepse bëhet fjalë për persona që me mish e me shpirt do të mundohen të mbrojnë Gruevskin dhe Mijallkovin”, thonë burime nga Lëvizja Besa.

Në mesin e 20 personave të cilët Besa nuk i dëshiron në Qeveri, gjendet edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti edhe pse janë shqyrtuar disa variante për kyçjen e tij në post zv/kryeministri.

Besa është kundër Ahmetit në qeveri, sepse siç thonë, në “bombën” e publikuar nga LSDM “vërehet se ai është personi më i komprometuar” në partinë integriste. “Vetëm një ‘bombë’ e publikuar tregoi se sa i mishëruar është Ahmeti me Gruevskin, sa që flasin edhe nëse duhet të rrënohet një shtëpi ilegale, ose nuk duhet të rrënohet. Paramendoni të ishin publikuar më shumë ‘bomba’, çka do të dëgjonim për Ahmetin”, thonë nga Lëvizja Besa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat