Kacafytje mes BDI dhe LR-PDSH, ja kush zihen?!

Maqedonia

Kacafytje mes BDI dhe LR-PDSH, ja kush zihen?!

Më: 25 maj 2017 Në ora: 22:49
LR-PDSH

Kanë shpërthyer akuzat midis aktivistëve të BDI dhe LR-PDSH. I pari që nxiti këtë është Artin Spahiu, drejtori i Shtëpisë së Kulturës së Dibrës, i njohur si analist.

“Sa kompleksiv janë këta antarët e partive të vogla! Duan me çdo kusht të demonstrojnë të fortin para opinionit. Po më ngjajnë si fëmijët e kopshteve që veshin njê kostum, marrin një llullë duhani, zhgaravisin mustaqe dhe mendojnë se u bënë burra.
Ndoshta disat që kanë dalë nga fryma e Menduh Thaçit dhe që nuk mund të çlirohen, po sillen si ai:
“Hazgëna në shoqëri, lepuj në katër sy. Kaq në këtë trend opinioni i lejoj vetes të flas, se po më vërsulen pastaj si për punën e heroit”, shkruan në fb, Artin Spahiu.

Mirëpo, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Lulzim Alitit nga LR-PDSH, i cili shkruan se:

“Është për të ardhur keq kur sheh se në ç’duar ka rënë shoqëria shqiptarë këto 15 vitet e fundit. Nën parrullën e patriotizmit u maskuan lloj lloj pseudopatriotë e sharlatan , siç është edhe drejtori i dështuar Artin Spahiu, që këtij populli lere që nuk i sollën asnjë gjë të mirë, por e vodhën, e torturuan atë ekonomikisht derisa nuk mbante më. Artin Spahiut, dhe shumë ‘spahinjëve’ të tjerë populli ua tregoj vendin më 11 Dhjetor. ‘Spahinjtë’ e llojit të Artinit, duhet ta kenë të qartë se ky popull nuk duron fallangë dhe ‘xhandar’ mbi kokë nën perden e shpëtimtarit magjik dhe heroit të tipit Skenderbe. Heronjtë e vërtetë ose vriten ose janë shënjestër e vazhdueshme e ‘hienave’ të shoqerisë. Është qesharake, mandej edhe e pa skrupullt tentimi për të pështyrë në oborrin e tjetrit , në një kohë kur të tjerët të ‘pshurrin’ në oborrin tënd. Të tillë ‘spahinjë’, të fëlliqur, që tentojnë të flasin për higjienë në politik, burim të këtij frymëzimi kanë injorancën e thellë të tyre të trashëguar nën breza. Para se të mereni me oponentët tuaj politik, ju ‘spahinjë’ , kërkoni të falur popullit tuaj për bëmat dhe dëmet që ja keni shkaktuar , mbi kurizin e të cilit u shëndruar në dikushi duke qenë askushi”, theksoi Aliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat