Ahmeti pret që javën e ardhshme Maqedonia të bëhet me qeveri të re

Maqedonia

Ahmeti pret që javën e ardhshme Maqedonia të bëhet me qeveri të re

Më: 26 maj 2017 Në ora: 16:34
Takimi Ahmeti-Bejli

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar të premten në Ambasadën e SHBA-ve në Shkup me ambasadorin amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, me të cilin biseduan rreth formimit të Qeverisë së re reformuese dhe për situatën politike në vend dhe rajon.

Ahmeti theksoi që BDI është e përkushtuar për reforma në shtet duke filluar fuqishëm me reformimin e gjyqësorit dhe sundimit të së drejtës. 

Nëpërmjet të zbatimit të reformave, Maqedonia do ta ndihmojë rikthimin e fokusit ndërkombëtar edhe në integrimin e shpejt në NATO dhe hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, u shpreh ai. 

Prioritete tjera të Qeverisë mbeten edhe marrëdhëniet ndëretnike dhe Marrëveshja e Ohrit bashkë me rritjen e standardit jetësor, zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, u tha në takim.

Kreu i BDI-së shprehu bindjen që javën që vjen, Maqedonia do ta ketë qeverinë e re reformuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat