MPB arreston edhe disa të dyshuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

MPB arreston edhe disa të dyshuar për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 12:42
Dhunuesit e Kuvendit

Njësiti për krim të dhunshëm pranë SPB Shkup përmes një kumtese thekson se ka shqyrtuar video materialet për identifikimin e pjesëmarrësve tjerë në dhunën e 27 prillit në Kuvend, ndërsa janë bërë edhe bastisje dhe biseda informative me disa të dyshuar.

“Me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake janë bastisur shtëpitë e katër personave nga Shkupi: A.D (43), S.P (51), A.M (22) dhe A.K (43). Pas bastisjes tre prej personave (S.P, A.K dhe A.M) janë provuar nga liria, ndërsa pas urdhrit të prokurorit publik ata janë liruar”, theksojnë nga MPB.

Sipas MPB-së, poashtu në bisedë informative janë ftuar edhe tre persona tjerë T.Z (50), M.P (22) dhe L.S. (42) të gjithë nga Shkupi. Ata gjithashtu thonë se po vazhdojnë të ndërmarrin masa në lidhje me ngjarjet e 27 prillit në Kuvend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat