Kjo është rezidenca e kryeministrit të ri

Maqedonia

Kjo është rezidenca e kryeministrit të ri

Më: 27 maj 2017 Në ora: 15:41
Rezidenca e Zoran Zaevit

E vendosur në rrugën ‘Aco Karamanov’ në Vodno, gjendet rezidenca e kryeministrit të Maqedonisë. Fqinji i parë është presidenti, rezidenca e të cilit është në të njëjtën lagje. Dy rezidencat kanë portën e njëjtë.

Megjithatë presidenti Ivanov i cili bashkë me familjen e tij jeton në këtë rezidencë, sërish do të mbetet pa fqinji kryesor.

Zoran Zaev, i cili është në proces të negociatave të formimit të qeverisë së re, veçmas ka paralajmëruar se si kryeministër shumë pak do të qëndrojë në rezidencën në Vodno e parashikuar për të. Foto në vazhdim janë regjistruar nga ‘google’ përderisa kanë bërë evidentimin e rrugëve. Ndryshe çdo fotografim i rezidencave është i ndaluar nga policia e vendosur në portën kryesore.

Image
Rezidenca e Zoran Zaevit
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat