Partia Socialiste e Maqedonisë mbajti kongresin e tetë

Maqedonia

Partia Socialiste e Maqedonisë mbajti kongresin e tetë

Më: 27 maj 2017 Në ora: 16:14
Partia Socialiste e Maqedonisë

Partia Socialiste e Maqedonisë (PSM) sot ka mbajtur kongresin e tetë me radhë. Në kongres janë zgjedhur organe të reja, ndërsa për kryetar u zgjodh përsëri Ljubisav Ivanov Xingo.

Nga partia njoftuan se në kongres u dorëzua raport për punën e partisë në katër vitet e kaluar, janë bërë ndryshime të vogla në Statutin e PSM-së dhe janë sjellur përfundime për situatën aktuale në shtet.

Nga PSM thonë se, edhe më tej do të vazhdojnë të ndjekin lëvizjet politike dhe do të reagojnë ashpër për tentimet e rrezikimit të interesave shtetërore dhe kombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat