24 orë para vendimit final: A do të pranojë LSDM marrëveshje të shkruar, publike dhe transparente me BESËN?!

Maqedonia

24 orë para vendimit final: A do të pranojë LSDM marrëveshje të shkruar, publike dhe transparente me BESËN?!

Më: 27 maj 2017 Në ora: 22:30
Besa

Zhvillimet politike në Maqedoni kanë hyrë në një fazë të ndjeshme. Mediat shqiptare nga Maqedonia nga burime mirë të informuara mëson se lidhur me vendimin e hyrjes ose jo të BESËS në Qeveri me Zoran Zaev, shumëçka do të varet nëse LSDM do të pranojë që marrëveshja të jetë transparente dhe e afatizuar.

“Kjo marrëveshje ka të bëjë kryekëput me parimet e qeverisjes të cilat kanë qenë publike dhe të njohura për opinionin. Mbetet në dorën e Zoran Zaev nëse seriozisht do t’i konsiderojë shqiptarët të barabartë në qeverisje apo nëse preferon ata të cilët gjatë gjithë këtyre viteve e dëshmuan se janë shërbëtor të zellshëm të politikave maqedonase”, – thanë për portalin Saktë.net, burime nga Kryesia e Lëvizjes BESA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat