Ali Ahmeti ndëshkon Shkupin pas humbjes në Çair

Maqedonia

Ali Ahmeti ndëshkon Shkupin pas humbjes në Çair

Më: 28 maj 2017 Në ora: 09:32
BDI

Duket se humbja e thellë e BDI-së nga Lëvizja Besa në komunat e Shkupit i ka kushtuar shumë Degës së Shkupit gjatë ndarjes së posteve ministrore. Në këtë qeveri Shkupi do të përfaqësohet vetëm me Bujar Osmanin, ndërsa emrat e tjerë që ishin në kombinim për poste ministrore si Izet Mexhiti, Artan Grubi, Bekim Neziri, por edhe ministrat e deritanishëm Bashkim Ahmeti e Driton Kuçi janë “ndëshkuar” nga Ali Ahmeti.

Dega e BDI-së në Saraj për herë të parë në historinë e BDI-së nuk ka përfaqësues as në Qeveri as në Parlament.

Mësohet se vendimi i tillë i Ahmetit vjen pas humbjes së thellë të BDI-së nga Lëvizja Besa në Çair dhe komunat e tjera të Shkupit në zgjedhjet e 11 dhjetorit.

Këto janë ministrat e BDI-së në Qeverinë e re:

Hazbi Lika- Zv kryeministër per Sistem Politik dhe Marredhënie midis komuniteteve

Bujar Osmani – Zëvendes Kryeminister për Bashkim Evropian

Bilen Saliu – Ministër i Drejtesisë (Gostivar)

Sadulla Duraku – Ministër për Ambient Jetesor dhe planifikim hapsinorë (Likovë)

Kushtrim Bekteshi – Ministër i Ekonomisë (Kërçovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat