OBRM-PDUKM: Kur LSDM-ja është në pushtet, numri i papunësisë vazhdimisht rritet

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Kur LSDM-ja është në pushtet, numri i papunësisë vazhdimisht rritet

Më: 28 maj 2017 Në ora: 10:03
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM-ja përmes një kumtese deri tek mediat, thekson se ata përmes masave të ndryshme kanë zvogëluar papunësinë në vend, ndërsa sipas tyre, LSDM-ja mendon vetëm për bllokim të projekteve të filluara.

“OBRM-PDUKM-ja është parti e cila çdo ditë kujdeset për nevojat e qytetarëve në Maqedoni dhe punon që të përmirësohet standardi, ndërsa dëshmi për këtë janë masat me numër të madh dhe reformat që kemi realizuar”, thonë në OBRM-PDUKM.

Sipas tyre, statistikat tregojnë se kur LSDM-ja është në pushtet numri i papunësisë vazhdimisht rritet. Ndërsa akuzojnë se LSDM-ja ka penguar vazhdimin e projekteve të filluara prej tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat