“Gjuha e urrejtjes shkaktoi dhunën më 27 prill”

Maqedonia

“Gjuha e urrejtjes shkaktoi dhunën më 27 prill”

Më: 28 maj 2017 Në ora: 11:47
Dhuna ne Kuvendin e Maqedonise

Ish-gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Mirjana Llazarova Trajkovska, në një intervistë për Nova TV theksoi se gjuha e urrejtjes e përdorur një kohë të gjatë shkaktoi dhunën më 27 prill. Sipas saj, dënimi me kush u sulmuesve të deputetëve, tregon se drejtësia në Maqedoni ka hapësirë të madhe për përmirësime.

Trajkovska tha se edhe Prokuroria Publike ka pasur ndikim në vendimin përfundimtar për sulmuesit në Kuvend. Ajo shtoi se ndikimi politik në gjyqësor nuk është më sekret për askënd në vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat