Tre të lënduar në aksidente komunikacioni në Tetovë dhe Gostivar

Maqedonia

Tre të lënduar në aksidente komunikacioni në Tetovë dhe Gostivar

Më: 28 maj 2017 Në ora: 12:59
Ilustrim

Tre këmbësor janë lënduar në dy aksidente që natën e kalur ndodhën në Tetovë dhe Gostivar, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski.

Josivofski njoftoi se aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 20:20, kur makina me vozitës të panjohur në udhëkryqin e bulevardit “Ilinden” dhe rrugës “29 nëntori” në Tetovë ka goditur dy këmbësor B.A (55) dhe G.A (26), të dy nga Tetova. Pas aksidentit shoferi me makinë është larguar nga vendi i ngjarjes.

Aksidenti i dytë ka ndodhur më vonë në orën 21:10 në rrugën “Kej Bratstvo edinstvo” në Gostivar, ku makina “Opel” me targa të Gostivarit e drejtuar nga B.R (61) ka goditur 13 vjeçaren nga Gostivari.

13-vjeçarja ka kaluar me lëndime të lehta trupore, ndërsa është dërguar në Spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat