Dika: Ai që ia lujti nonën komunës,Aliu e bëri ministër

Maqedonia

Dika: Ai që ia lujti nonën komunës,Aliu e bëri ministër

Më: 28 maj 2017 Në ora: 13:54
Artan Dika

Atij i ngrenë prokuroria dy javë përpara padi për korrupsion gjatë tetë viteve që ja lujti nonën komunës si kryetar komune, Aliu e bën ministër.
Atë, në bombat e Zaevit, e përmendin kolegët tjerë se i ka “qeth e rrujt” 400.000 euro, ndërsa komshitë thonë se para se të bëhej ministër hante xhevrek me jogurt e pas tre viteve t’ministrit me rrogë 1.000 euro ndërtoi shtëpi luksoze, Aliu e bën ministër.

Ai e hëngri komunën qe 12 vjet e lidhje me bujqësinë s’pat kur ish ministër i bujqësisë, Aliu e bën ministër.

Ai e la vet punën në USHT se thonë se nuk e kishte doktoraturën e nostrifikuar si duhet por vazhdoi ta fus në xhep për pesë vjet rrogën që ja jepte haram pushteti pasi e kishte lëshuar punën dhe nuk lejoi me këmbëngulje të bëhej koalicion trepartiak për ta mundur BDI-në, Aliu e bën ministër.

He ta lumsha Ali, lider hajnaformues, këtë punë ke bërë që 15 vjet, nuk kishte se si të ishte ndryshe!
Postim nga Artan Dika nga RDK e Fadil Zendelit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat