Pasdite takim Ahmeti-Zaev, pritet përfundimi i bisedimeve

Maqedonia

Pasdite takim Ahmeti-Zaev, pritet përfundimi i bisedimeve

Më: 28 maj 2017 Në ora: 14:32
Ahmeti-Zaev

Sonte LSDM do të mbajë mbledhje të Kryesisë Qendrore, ku tema do të jetë përbërja e qeverisë së re dhe parimet e saj. Vendimet e Kryesisë do të publikohen sonte për opinionin.

Në ndërkohë Lëvizja Besa në orën 15 ka planifikuar të mbajë konferencë për shtyp, ku do të publikojë vendimin nëse do të jetë pjesë e qeverisë së re, ose vetëm do ta mbështesë me vota.

Ndërsa BDI-ja prej mbrëmë piblikoi emrat e ministrave të saj në qeverinë e re. Gjithë kjo do të jetë temë e takimit mes Zaevit dhe Ahmetit i paraparë për sot pasdite. Ahmeti mandatarit do t’ia dorëzojë propozimet e BDI-së për ministra, por do të bisedohet edhe për kandidatët eventual të LSDM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat