Nimetz: Zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë prioritet i lartë i qeverisë së re

Maqedonia

Nimetz: Zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë prioritet i lartë i qeverisë së re

Më: 28 maj 2017 Në ora: 15:52
Matthew Nimetz

Zgjidhja e çështjes së emrit duhet të jetë lartë në agjendën e qeverisë së re, deklaroi Matthew Nimetz, ndërmjetësuesi për çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Në intervistën për gazetën greke “Rial News”, Nimetz theksoi se pret që të formohet qeveria e re dh të fillojnë bisedime serioze për zgjidhjen e problemit të emrit.

“Mandati që e kam për zgjidhjen e kontestit të emrit është çelësi i cili do të hap derën që të zgjidhen problemet tjera në rajon. Kontesti i emrit mund të zgjidhet nëse dy liderët e vendeve kanë mbështetjen e popullit të tyre. Unë mendoj se ekzistojnë zgjidhje dhe mundësi”, tha Nimetz.

Ai i vlerësoi si të rrezikshme dhe të gabuara bisedimet dhe idetë për ndryshime të kufinjve, sidomos të Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat