Rrezikoi jetën e 62 deputetëve ndërsa shëtitet lirshëm në qytet

Maqedonia

Rrezikoi jetën e 62 deputetëve ndërsa shëtitet lirshëm në qytet

Më: 29 maj 2017 Në ora: 12:53
Sulmi ne Kuvendin e Maqedonis

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Kërsto Mukoski edhe sot është parë duke lëvizur lirshëm në pjesën rreth Kuvendi të Republikës së Maqedonisë.

Edhe pse i pyetur nga gazetarët se si i komenton zhvillimet e fundit, pa i precizuar se për cilat, ai me ngul thotë se “nuk do të jap deklaratë, edhe njëherë më pyetët, ju thash se nuk do të jap”.

Nuk është hera e parë që Mukoski shihet duke lëvizur lirshëm në qytetin e Shkupit edhe pse ditë më parë u publikuan video ku shihet qartëse ai hap dyert e Kuvendit të Maqedonisë më 27 prill nga ku më pas protestuesit e “Për Maqedoni të përbashkët” terrorizuan deputetët, gazetarët dhe objektin e institucionit në fjalë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat