Xhaferi përplaset keq me deputetin e partisë së Gruevskit, s’lëshon pe për gjuhën shqipe

Maqedonia

Xhaferi përplaset keq me deputetin e partisë së Gruevskit, s’lëshon pe për gjuhën shqipe

Më: 30 maj 2017 Në ora: 12:23
Talat Xhaferri

Talat Xhaferri seancën e filloi në gjuhën shqipe, megjithatë u shpreh se deri në miratimin e ndryshimeve të ligjit për përdorimin gjuhëve, seancat do t’i udhëheq në gjuhën maqedonase.

Në seancë marrin pjesë edhe deputetët e VMRO-DPMNE-së.

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE që në fillim të seancës theksoi se Xhaferi me paraqitjen e tij në gjuhën shqipe ka shkelur kushtetutën dhe rregulloren për punën e Kuvendit.

Milloshoski gjithashtu theksoi se ky Kuvend dhe kjo seancë fillojnë me një njollë jodemokratike e cila do të rëndoj mbi Talat Xhaferin, sepse ai është i vetmi që pranoi të jetë kryetar i Kuvendit i zgjedhur në mënyrë jo-demokratike. Sipas Milloshoskit VMRO-ja nuk do e njoh Xhaferin për kryetar të Kuvendit por vetëm si deputet.

Xhaferi në kundërpërgjigjet e tij theksoi se ai është zgjedhur nga shumica parlamentare dhe si i tillë në mënyrë legjitime dhe në përputhje me kushtetutën, ligjet dhe rregulloren për punën e Kuvendit do ta ushtroj funksionin e tij, si kryetar i Kuvendit.

Ndërkohë Ilija Dimovski, kërkoi që në mënyrë urgjente të miratohen ndryshime dhe plotësime në Kodin Zgjedhor, që do t’i hapte rrugë mbajtjes së zgjedhjeve lokale në fillim të muajit tetor.

Ndërsa Goran Misovski, nga PRSD-ja theksoi se definitivisht pas 8 viteve nga foltorja me kënaqësi do ti drejtohet Kryetarit të Kuvendit. Ndërkohë që kundërshtoi propozimin e Dimovskit të VMRO-së, sepse sipas tij nuk mund të hapet debat për asnjë ligj derisa nuk formohen komisionet parlamentare.

“Gjithnjë derisa deputetët e VMRO-DPMNE-së bllokojnë formimin e grupeve parlamentare dhe trupave kuvendore, Kuvendi nuk mund të hap debat pçër ndonjë propozim ligj”, tha Misovski. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat