MPB zgjeron hetimin për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Maqedonia

MPB zgjeron hetimin për ngjarjet e 27 prillit në Kuvend

Më: 30 maj 2017 Në ora: 15:02
Dhuna ne Kuvendin e Maqedonise

Sektori për Punë të Brendshme në Shkup, në lidhje me ngjarjet që ndodhën më 27 prill të këtij viti në Kuvendin e Maqedonisë, deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka dorëzuar katër Raporte të cilat janë për zgjerimin e padive penale dhe raportime me veprime shtesë për personat të cilët paraprakisht janë paraqitur penalisht.

‘Bëhet fjalë për personat A.Z. (63), A.S. (39), V.C. (33) dhe V.T. (40), të gjithë nga Shkupi. Në bisedën informative është thirrur personi P.D. (42) nga Shkupi, i cili pas bisedës, është liruar’, kumton MPB.

SPB Shkup në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë e Shkupit edhe më tej është duke vazhduar hetimin e personave të përfshirë në ngjarjen e 27 prillit, njofton AIM. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat