Sheqerinska, udhëheqësja e re e Ministrisë së Mbrojtjes

Maqedonia

Sheqerinska, udhëheqësja e re e Ministrisë së Mbrojtjes

Më: 1 qershor 2017 Në ora: 18:21
Radmilla Sheqerinska

Ministri i deritanishëm i mbrojtjes, Zoran Jolevski, i dorëzoi funksionin ministreshës së re Radmilla Sheqerinska. Sheqerinska para të punësuarve në Ministrinë e Mbrojtjes premtoi se do të angazhohet në forcimin e pozitës së Maqedonisë në rafshin ndërkombëtar.

“Do të angazhohem për reforma urgjente, të cilat do ta rrisin sigurinë tonë dhe do të garantojnë ushtri profesionale dhe efikase”, u shpre Sheqerinska.

Sheqerinska shtoi se nga dita e parë do të angazhohet për ngritjen e standardit dhe kushtet në të cilat punojnë funksionarët dhe gjithë përfaqësuesit e ARM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat