10 vite nga vdekja e Gafur Zendelit, familjarët e përkujtojnë me mall

Maqedonia

10 vite nga vdekja e Gafur Zendelit, familjarët e përkujtojnë me mall

Më: 2 qershor 2017 Në ora: 22:51
Gafur Zendel

Gafur Zendeli është një figurë që u takon dy epokave të ndryshme mbarëshqiptare, epokës së lavdishme të Lëvizjes Popullore të Kosovës dhe të ushtrive çlirimtare. Sot bëhen 10 vjet nga vdekja e tij ndërsa familjarët e kujtojnë me mall dhe fjalë miradie.

Mesazhi i plotë i familjarëve:

“Sot u bënë 10 vite pa kushëririn tonë të dashur Gafur Zendeli, të cilin e përkujtojmë me mall dhe dhimbje e gjithë familja Jashari: kushërira Naile Jashari, Rushit Jashari, djemtë Bardhyl dhe Afrim Jashari, dhe vajza Bardhylja si dhe kushërira Sulltana Asani, Muarem Asani dhe djemtë Valdrini dhe Arnis Asani.

Gafuri ishte një njeri zemërgjerë, i guximshëm, besnik, një njeri i sakrificës, i sigurtë dhe i prerë në qëllimet e veta kombëtare. Veprat e tij kishin vlerë të lartë politike dhe kombëtare për të mirën e atdheut dhe popullit të tij. Kontributi dhe besnikëria e tij nuk mund të përshkruhen me pak fjalë, por veprat e tij nuk do të harrohen kurrë.

Do të mbetet përgjithmonë në zemrat tona.

Lavdi Gafur Zendelit!”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat