Lajme të mira për Zaevin, Ahmetin e Selën, vijnë miliardat nga BE-ja

Maqedonia

Lajme të mira për Zaevin, Ahmetin e Selën, vijnë miliardat nga BE-ja

Më: 8 qershor 2017 Në ora: 15:06
Ali Ahmeti e Ziadin Sela

Qeveria e re, e drejtuar nga Zoran Zaev, Ali Ahmeti e Ziadin Sela do të kenë mbështetje të fuqishme  financiare nga Bashkimi Evropian.

Përpos fondeve IPA, Këshilli i BE-së dhe Komisioni Evropian kanë vendosur në një takim të fundit që të ndajnë edhe 2 miliard euro shtesë për vendet e rajonit që aspirojnë anëtarësimin në familjen evropiane, shkruan gazeta “Dnevni Avaz”.

Një pjesë e këtyre parave do të vijnë në Maqedoni, për të stabilizuar buxheti, i cili për vite me rradhë është dëmtuar në realizimin e projekteve të cilat asnjëherë nuk ka gjeneruar vende të reja të punës.

Shefi i diplomacisë gjermane, Zigma Gabriel më 31 maj në samitin e ministrave të punëve të jashtme të Ballkanit paralajmëroi zbatimin e Planit Berlim plus.

Ai theksoi se BE-ja dotë ndihmoj Ballkanin sidomos në planin ekonomik dhe përshpejtimin e procesit të zgjerimit në këtë rajon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat