Për 38 deputetë do të paguhet apanazh

Maqedonia

Për 38 deputetë do të paguhet apanazh

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 16:30
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë

Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime sot pranoi 38 kërkesat e deputetëve për apanazh nga përbërja e kaluar parlamentare, respektivisht kompensim mujor në vlerë prej 1.333 euro kurse të martën do të shqyrtohet edhe kërkesa për pension të deputetit.

Ndër kërkesat për apanazh janë nga Ramiz Merko dhe Hazbi Lika të cilët tash më janë zëvendës kryeministra të Qeverisë së Maqedonisë dhe Liljana Popovska e cila sërish u bë deputet. Merko, Lika dhe Popovska do të marrin kompensim për periudhën e ndërprerje së funksionit të deputetëve deri të emërimi i funksioneve të reja.

Deputetja Lubica Buralieva, sërish, ka parashtruar kërkesë për kompensim të pensionit e cila parashihet me ndryshimet e fundit në ligjin për rrogë dhe kompensim të personave të zgjedhur nga viti 2014.

Të martën do të votohet edhe përbërja e të gjitha komisioneve parlamentare. Ajo sot nuk ka ndodhur ngaqë një parti politike nuk ka parashtruar listë me propozim-anëtarët e komisionit, kurse tjera nuk ka pasur të kompletuar emrat.

Përbërja e verifikuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime do të vihet në votim të nesërmen, të mërkurën më 14 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat