Merkel: Gjermania do ta mbështetë Maqedoninë në rrugën e integrimeve euro-atlantike

Maqedonia

Merkel: Gjermania do ta mbështetë Maqedoninë në rrugën e integrimeve euro-atlantike

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 17:48
Kancelarja gjermane, Angela Merkel

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka dërguar urimet e saja për Kryeministrin e ri të Maqedonisë, Zoran Zaev, me rastin e zgjedhjes së tij dhe të formimit të Qeverisë së re.

Duke e uruar përzemërsisht, Merkel bën të ditur se Qeveria federale gjermane mbështet qëllimin e përafrimit të mëtutjeshëm të Maqedonisë në NATO dhe në BE. Ajo shprehet se me kënaqësi Gjermania do t’i mbështetë angazhimet e Qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat