Gjykata Kushtetuese do të diskutojë për përgjimet përmes operatorëve celularë

Maqedonia

Gjykata Kushtetuese do të diskutojë për përgjimet përmes operatorëve celularë

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 11:56
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese në seancën e paraparë për të mërkurën e ardhshme (21 qershor), përsëri do të rishikojë iniciativën për vlerësim të kushtetutshmërisë të nenit 175 nga Ligji për komunikime elektronike. Gjykatësit në mars u ankuan për materialin voluminoz dhe kërkuan shtyrje të seancës.

Sipas nenit 175 nga Ligji për komunikime elektronike, operatorët e telekomunikacionit në vend detyrohen të sigurojnë të gjitha kushtet teknike që të mundësohet përgjimi (ndjekja) e komunikimeve në rrjetet e tyre.

Iniciativa për kushtetutshmërinë e këtij neni është dorëzuar në vitin 2015, atëherë kur LSDM-ja filloi t’i publikojë materialet e përgjuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat