VMRO-DPMNE: LSDM ta shesë “Mercedesin”

Maqedonia

VMRO-DPMNE: LSDM ta shesë “Mercedesin”

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 18:01
Mercedesi

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE akuzoi të shtunën ministrin e Brendshëm të këtij shteti Oliver Spasovski se shfaqja e “Mercedesit S 600”, i blerë në kohën kur kryeministër ishte Nikola Gruevski për bartjen e personaliteteve VIP, është “marketing mashtrues” nga ana e LSDM-së për të mbuluar mungesën e ideve politike.

Spasovski më herët në konferencën për media tregoi “Mercedesin” në vlerë 600 mijë euro, duke thënë se ai ishte fshehur në garazhin e qeverisë, larg publikut dhe ishte gjetur në gjendje të keqe dhe të ndotur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat