LSDM: Është e palogjikshme të ulet papunësia, kur ekonomia ka stagnuar

Maqedonia

LSDM: Është e palogjikshme të ulet papunësia, kur ekonomia ka stagnuar

Më: 10 qershor 2017 Në ora: 18:04
LSDM

LSDM-ja i është kundërpërgjigjur OBRM-PDUKM-së në lidhje me statistikat e reja për papunësinë në vend. Nga LSDM përmes një kumtese thonë se papunësia do të ulet realisht dhe jo vetëm deklarativisht.

“Papunësia do të zvogëlohet realisht dhe këtë do ta ndjejnë gjithë qytetarët, dhe jo deklarativisht siç ka bërë deri tani OBRM-PDUKM-ja, përmes numrave të institucioneve të kontrolluara, fshirje nga evidenca të personave të papunësuar dhe shpërngulje të rinisë nga shteti. Është e palogjikshme të ulet papunësia në kushte kur ekonomia ka stagnuar për shkak të bllokimeve dhe pengesave të OBRM-PDUKM-së në proceset demokratike për formimin e qeverisë së re”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga kjo parti thonë se qeveria e re ka kapacitet, njohuri dhe urtësi që përmes ndihmës së firmave vendore dhe menaxhimit të drejtë të resurseve të posedon vendi të sigurojë rrite reale të ekonomisë dhe ulje të vërtetë të papunësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat