LSDM: Maqedonia u izolua nga politika e OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

LSDM: Maqedonia u izolua nga politika e OBRM-PDUKM-së

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 21:39
LSDM

Përmes një kumtese LSDM-ja ka replikuar me OBRM-PDUKM-në, ndaj kërkesës së tyre për anëtarësim të menjëhershëm të Maqedonisë në NATO dhe BE.

Sipas tyre, integrimet euro-atlantike janë interesi më i lartë i vendit, ndërkaq kërkojnë nga OBRM-ja që t’i mbështetë proceset integruese.

LSDM-ja njiherit kritikon OBRM-në duke thënë se kjo parti kishte 11 vite kohë për t’i lëvizur proceset dhe për të punuar për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, por bëri të kundërtën, e izoloi Maqedoninë, i frenoi integrimet euro-atlantike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat