Ligji për ndërtimtari në Maqedoni shkakton probleme shtesë

Maqedonia

Ligji për ndërtimtari në Maqedoni shkakton probleme shtesë

Më: 12 qershor 2017 Në ora: 21:40
Ilustrim

Vetkontrollimi i prodhimtarisë së përgjithshme të materialeve ndërtimore do të krijojë kaos plotësues në sektorin e ndërtimtarisë. Ky është qëndrimi i një pjese të profesorëve universitarë.

Thonë se masa është e mirë, por jo për sistemin në të cilin funksionojmë ne, respektivisht në një shtet ku sundimi i së drejtës është në nivel të ulët, ndërsa korrupsioni është i madh.

”Këto masa për kontrollimin e cilësisë që do të centralizohen nga ndërmarrje të licencuara ose persona juridik që japin A Test dhe të bartet tek prodhuesit, mendoj se është e hershme, sidomos në realitetin tonë. Patjetër të reformohet i tërë sistemi dhe të jemi të kujdesshëm kur zbatojmë masa të decentralizmit”, tha Mirosllav Grçev, profesor universitarë.

Profesorët universitarë konsiderojnë se nevojitet ndryshimi i plotë i ligjit për ndërtimtari, ndërsa të gjitha ndryshimet duhet të jenë në nivel të shtetit, që mos të lihet hapësirë për keqpërdorime. Ligji i ri për materiale ndërtimore parasheh të gjithë ata që gërmojnë rërë, bëjnë beton apo ndonjë material tjetër vetë të garantojnë dhe plotësisht të japin llogari për cilësinë e materialit. Të gjithë ata që nuk kanë deklarata për cilësinë nuk do të mund të marrin pjesë në tenderë.

”Vetë prodhuese jep vërtetim për cilësinë e materialit të tij ndërtimor, gjegjësisht deklaratë për cilësinë e cila plotësisht do ta zëvendësojë A Testin e tanishëm”, deklaroi Nikolla Trajçevski, kryetar i shoqatës për agregate ndërtimore.

Trajçevski thotë se ndoshta në fillim do të ketë vështirësi, por pret që ndërmarrjet në këtë fushë të jenë më të shpejta dhe të zvogëlohet numri i prodhuesve jolojal, por edhe abuzimet e deritanishme.

”Më herët kishte keqpërdorim të A Testit nga një numër i caktuar i koncesionerëve, gjegj1isht nga prodhuesit e agregateve, kështu që e tërë përgjegjësia do të bie mbi kurrizin e prodhuesit”, u shpreh Marija Petrovska, Oda ekonomike.

Nga Oda ekonomike thonë se prodhimtaria e materialeve ndërtimore nga viti në vit shënon rritje. Për gjashtë vite prodhimtaria e betonit është rritur dyfish, gjegjësisht, nëse në vitin 2010 janë prodhuar 176 mijë ton beton, vitin e kaluar kompanitë ndërtimore kanë prodhuar 340 mijë ton beton. Rritje ka edhe tek prodhimi i llaçit, ndërsa rritje shënon edhe prodhimi i rërës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat