Shihni kushtet e tmerrshme dhe jonjerëzore në Spitalin e Shtipit

Maqedonia

Shihni kushtet e tmerrshme dhe jonjerëzore në Spitalin e Shtipit

Më: 14 qershor 2017 Në ora: 23:12
Pamje tmerruese nga Spitali i Shtipit

Spitali i Shtipit është në gjendje të mjerushme! Këtë e tregojnë fotografitë e publikuara nga qytetarët e këtij qyteti të vogël në Lindje të vendit.

Bëhet fjalë për repartin për terapi fizikale në kuadër të këtij spitali në Shtip.

Qytetarët e Shtipit kanë shkruar se drejtorit të spitalit nuk i interesojnë aspak kushtet e spitalit që drejton por pjesmarrjen nëpër konferenca dhe seminare.

Këto fotografi janë shpërndarë me të madhe nëpër rrjetet sociale në mesin e qytetarëve të Shtipit por edhe qyteteve tjera.

Për Telegrafi Maqedoni, ministri Arben Taravari ka thënë se që nesër inspekcioni dhe një delegacion nga kabineti i tij do të realizojnë takim me drejtorin e spitalit për të gjetur zgjidhje për këtë papastërti.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat