E Majta: Të punësuarit në ‘Posta e Maqedonisë’ duhet të ju rezistojnë trysnive dhe shantazheve nga udhëheqësia

Maqedonia

E Majta: Të punësuarit në ‘Posta e Maqedonisë’ duhet të ju rezistojnë trysnive dhe shantazheve nga udhëheqësia

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 14:06
‘E Majta’

‘E Majta’ inkurajon të punësuarit në ‘Posta e Maqedonisë’ të kërkojnë kontributet për pushim vjetor të njohura si K-15 dhe të mos lejojnë zhagitjen e çështjeve nga ana e udhëheqësisë.

Apelojmë deri tek Inspektorati i Punës që në kohë të reagojë në lidhje me trysninë e hapur që bën udhëheqësia ndaj të punësuarve, duke e vlerësuar si të turpshëm guximin e drejtorëve për të kërkuar nga të punësuarit që vullnetarisht të heqin dorë nga ajo që ju takon me ligj, thonë nga ‘E Majta’.

Ata mbeten të hapur për çdo rast nevoje për ndihmë juridike nga ana e të punësuarve në luftën e tyre për të realizuar të drejtat e tyre në suaza të ligjeve ekzistuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat