OBRM-PDUKM: Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është në kushte të mira

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është në kushte të mira

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 19:45
OBRM-PDUKM

OBRM-PDUKM në një reagim me shkrim thekson se buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes është në kushte të mira dhe se duke edhe përfshirë muajin maj, ka pasur fonde të mjaftueshme për kryerjen e gjitha funksioneve.

Në lidhje me katër marrëveshjet me kompaninë “Elbit” nga Izraeli që janë anuluar, OBRM-PDUKM thekson se kjo është bërë me kërkes me shkrim nga ana e komandantit të Shtabit Gjeneral të ARM-së.

Ndërsa në lidhje me harxhimet për mobilje, nga OBRM-PDUKM thonë se në mars është lëshuar në përdorim kati i tretë i Ministrisë së Mbrojtjes dhe në pajtim me këtë siguruar hapësirë e re prej rreth 50 zyra.

 
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat