Fazliu: Do të bashkëpunojmë me Shqipërinë në fushën e vetëqeverisjes lokale

Maqedonia

Fazliu: Do të bashkëpunojmë me Shqipërinë në fushën e vetëqeverisjes lokale

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 20:50
Suhejl Fazliu, sot realizoi takim me ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka

Ministri i qeverisjes lokale, Suhejl Fazliu, sot realizoi takim me ambasadorin e Shqipërisë, Fatos Reka, me të cilin bisedoi për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e vetëqeverisjes lokale.

Siç njoftojnë nga Ministria, Fazliu ka theksuar nevojën për bashkëpunim mes dy vendeve me qëllim që të përparojnë së bashku për anëtarësim në BE.

Dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën për bashkëpunim mes dy vendeve, me qëllim që të realizojnë planet për zhvillim dhe të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat