Konjufca: Ishte e pamundur t’i bashkonim partitë shqiptare në Maqedoni

Maqedonia

Konjufca: Ishte e pamundur t’i bashkonim partitë shqiptare në Maqedoni

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 21:45
Glauk Konjufca

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka qenë i ftuar në emisionin “Rruga Drejt”, ku ka folur për situatën politike në Maqedoni.

Ai tha se me partitë politike shqiptare ka pasur takime edhe para zgjedhjeve të 11 dhjetorit edhe pas zgjedhjeve, por sipas tij, ka qenë e pamundur të bashkohen.

“Kemi pasur takime me Ahmetin, Kasamin dhe Selën dhe arsyet që ata kanë treguar për të mos u bashkuar nuk kanë arritur të më bindin se janë esenciale. Por edhe tani që kanë arsyet nuk po arrijnë të më bindin për të mos u bashkuar”, tha mes tjerash Konjufca.

Ai tha se ideja e Vetëvendosjes ka qenë që gjitha partitë shqiptare të jenë ose në qeveri ose opozitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat