Gruevski paralajmëroi qasje të re ndaj shqiptarëve

Maqedonia

Gruevski paralajmëroi qasje të re ndaj shqiptarëve

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 07:20
Nikolla Gruevski

Ne jemi në fazën e ristrukturimit dhe freskimit partiak, kjo është faza e fundit e dialogut brendapartiake për ndryshime kadrovike dhe ndërtimin e politikave të reja, me qëllim kthimin në pushtet, ka deklaruar Nikolla Gruevski, në 27 vjetorin e partisë VMRO-DPMNE.

“Kam punuar me nder dhe me dashuri. Kishte gabime, por krahasuar me reformat ato ishin të vogla. Por, në periudhën që pason do t’i përmirësojmë dhe populli do të shoh se cili është dallimi mes neve dhe LSDM-së, edhe atë jo në fjalë boshe por në vepër”, tha Gruevski.

Ai porositi se partia duhet të ristrukturohet, në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve me bashkësinë ndërkombëtare, por edhe në drejtim të ndërtimit të politikave autentike ndaj bashkësive tjera etnike.

“Duhet të punojmë në përmirësimin e imazhit që e krijuan për ne para shqiptarëve i cili ishte ngarkesë për partitë shqiptare që të jenë partner me VMRO-në. Shqiptari i thjeshtë nuk ka benefit nga LSDM kur është në pushtet por, si gjithë të tjerëve ju duhet jetë më e mirë, para, vende pune, standard dhe kushte për jetë”, tha lideri i VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat