Sindikalistët e Jugohrom takuan kryeminsitrin, Hamiti: Jugohrom së shpejti do të filloj me punë

Maqedonia

Sindikalistët e Jugohrom takuan kryeminsitrin, Hamiti: Jugohrom së shpejti do të filloj me punë

Më: 18 qershor 2017 Në ora: 17:33
Jugohromi

Drejtuesit e sindikatës së të punësuarve në ndërmarrjen “Jugohrom”, kanë realizuar takim me kryeminsitrin Zoran Zaev, të cilit i kanë kërkuar që qeveria ti lejoj ndërmarrjen të punojë gjat kësaj periudhe derisa nuk ka ndotje të ajrit dhe paralelisht ndëmarrja të punojë në vendosjen e filtrave ekologjik, njofton TVM.

Hamiti njëherit theksoi se kanë marr premtimin e qeverisë se kjo çështje do të zgjidhet së shpejti, pa u dëmtuar interesta e qytetarëve sa i përket ndotjes së ajrit.

“Bisedat ishin konstruktive, gjat tan kohës qoft kryeminsitri apo ministrat tjerë, kanë mendim pozitiv për zgjedhjen e problemit të Jugohromit, por ata duan që të mos shkilen edhe interesat e qytetarëve sa i përket ndotjes. Ato u shprehën dhe janë optimist se do ta zgjedhin pa marr parasyshë mënyrën, na than se problemi i Jugohromit do të zgjidhet patjetër, dhe Jugohromi do të fillojë me punë së shpejti” – tha kryetari i Sindikatës në Jugohrom, Bajram Hamiti.

Por drejtuesit e sidikatës pranojnë se pronarët e ndërmarrjes po i stërzgjasin punët për ndërtimin e filtrave, punë që sipas tyre do tëzgjas deri vitin e ardhshëm.

“Pak edhe pronari, investitori disa punë po i zhagit, por besoj se tani do ti përshpejtojë disa procese” – deklaroi kryetari i Sindikatës në Jugohrom, Bajram Hamiti.

Qeveria vendimin përfundimtarë pritet ta sjell javën e ardhëshme pas takimit me pronarët e ndërmarrjes, theksuan sindikalistët e Jugohrom pas takimit në qeveri me kryeminsitrin Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat